Rruga drejtë pavarësisë së Kosovës është trasuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane përmes Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
|
1985 |
|
| Janar | Joe DioGuardi, shqiptaro-amerikan, jep betimin para Kryetarit të Kongresit të SHBA-ve për të filluar mandatin e tij si Kongresist |
| Shtator | Shqiptaro-Amerikanët nga Rrethina Kongresionale e DioGuardit mësojnë se babai i tij është Arbëresh dhe fillojnë të lobojnë DioGuardin për çështjen e Kosovës. |
|
1986 |
|
| Qershor | Rezoluta e parë për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi paraqitet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nga DioGuardi në Dhomën e Përfaqësuesëve (H.Con.Res. 358) dhe nga përkrahësi i tij, Senatori Bob Dole në Senat (S.Con.Res. 150). |
| Nëntor | DioGuardi rizgjidhet Kongresist edhe për një mandat dy vjeçar. |
|
1987 |
|
| Qershor | DioGuardi paraqet një verzion të ri të rezolutës kongresionale për shqiptarët në Kosovë para Kongresit së bashku me 57 kongresistë tjerë (H.Con.Res. 162) |
| Korrik | Sllobodan Millosheviqi vjen në pushtet dhe fillon të çpifë akuza kundër shqiptarëve për krime ndaj serbëve në Kosovë për të rritur tensionet etnike. |
| Tetor | Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ekspozon politiken e vet pro-jugosllave, anti-shqiptare në një letër drejtuar Kongresistit Dante Fascell (atëherë Kryetar i Komitetit Kongresional për Marrëdhënie Ndërkombëtare), në të cilën thuhej se kërkesa e DioGuardit për të diskutuar çështjen e Kosovës në Kongres ishte ofendim për një shtet mik dhe aleat (Jugosllavinë) të SHBA-ve. |
| Nëntor | Kryetari Fascell, një italiano-amerikan dhe mik i DioGuardit, lejon Dëgjimin e parë Kongresional për çështjen e Kosovës. |
|
1988 |
|
| Qershor | DioGuardi udhëheqë mitingun e parë madhor të shqiptarëve para Kombeve të Bashkuara për të tërhequr vëmendjen e shtypit dhe publikut në SHBA drejtë kërkesave të drejta të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, e veçanërisht të atyre në Kosovë. |
| Shtator | DioGuardi dhe Kongresisti Lantos kundërshtojnë politikën anti-shqiptare amerikane në një takim të nivelit të lartë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe me Ambasadorin nga Jugosllavia. |
|
1989 |
|
| Janar | Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane themelohet nga DioGuardi dhe përkrahës dymbëdhjetë shqiptaro-amerikan të ardhur nga të gjitha tokat shqiptare në Ballkan. |
| Qershor | Mitingu i parë madhor për çlirim të Kosovës nga okupimi serb dhe për lirim të Adem Demaçit nga burgu mbahet në Washington, DC. |
| Korrik | Kongresi aprovon rezolutën e parë për të drejtat e shqiptarëve si në Dhomën e Përfaqësuesëve (H.Con.Res. 314) ashtu edhe në Senat (S.Con.Res. 124). |
| DioGuardi udhëton për herë të parë për në Beograd për të kundërshtuar Millosheviqin dhe për në Prishtinë për të takuar Dr. Ibrahim Rugovën dhe për të qenë dëshmitar i brutalitetit të okupimit serb në Kosovë. | |
| Nëntor | |
|
1990
|
|
| Shkurt | DioGuardi sjellë në Beograd dhe Prishtinë Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kongresit për të dëshmuar okupimin e Kosovës dhe për të marrë dëshmi nga gazetarë dhe aktivistë shqiptarë në Kosovë. |
| Prill | Liga Qytetare sjellë në Washington, DC, Dr. Rugovën dhe njëmbëdhjetë liderë tjerë nga Kosova të fushave akademike, qytetare, dhe shoqërore, për të dëshmuar para Kongresit për herë të parë dhe për t’u nderuar nga shqiptaro-amerikanët në Hotelin Sheraton në New York City. |
| Maj | DioGuardi sjellë në Kosovë Tom dhe Annette Lantos si dhe shefin e stafit të Kongresistit Lantos për të ekspozuar “Getot e Varshavës” që Milosheviqi kishte krijuar tanimë në Kosovë. |
| Korrik | DioGuardit zyrtarisht i ndalohet hyrja në Jugosllavi nga Parlamenti në Beograd nën diktatin e Millosheviqit. |
| Gusht | Me kërkesë të Ligës Qytetare, Bob Dole dhe gjashtë Senatorë tjerë të SHBA-ve vizitojnë Prishtinën për të parë për së afërmi brutalitetin e Millosheviqit. |
|
1991
|
|
| Janar | DioGuardi dhe Lantos udhëtojnë për në Luksemburg për të themeluar Grupin Ndërparlamentar për Kuvendin e Kosovës në ekzil me Iljaz Ramajlin dhe Lordin britanik Bethel. |
| Shkurt | DioGuardi dëshmon në një Dëgjim të Senatit të SHBA-ve të udhëhequr nga Senatori Biden, ku cilëson Millosheqivin si “Hilterin e Ri” të Evropës “Sadam Hysein të Ballkanit,” dhe ku paraqet për herë të parë publikisht kërkesën e drejtë për pavarësinë e Kosovës sipas ligjit ndërkombëtar. |
| Qershor | Liga Qytetare angazhohet për çështjen e Kosovës edhe në Komisionin e Helksinkut në Kopenhagë ku edhe mbanë një miting me shqiptarët e ardhur nga mbarë Evropa. |
|
1992 |
|
| Janar | Liga Qytetare bindë Kongresistin Lantos që të paraqesë në Kongres rezolutën e parë për pavarësinë e Kosovës (H.Con.Res. 264) |
|
1993 |
|
| Mars | Gjatë qëndrimit për të monitoruar referendumin për pavarësi në Maqedoni, DioGuardi kalon fshehtazi kufirin për në Kaçanik, Kosovë, për të mësuar nga së afërmi për gjendjen brenda Kosovës dhe për t’i raportuar Kongresit në lidhje me të. . |
| Dhjetor | Shirley Cloyes, publiciste e Lawrence Hill Books, i bashkohet Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. |
|
1994
|
|
| Shkurt | DioGuardi dhe Kongresisti Gilman mundësojnë takimin e Dr. Rugovës më Presidentin Clinton, para fillimit të ceremonisë së përvjetëshme të Mëgjesit të Lutjeve, për të sjellur më shumë shpresë në Kosovë gjatë periudhës kritike të okupimit Serb. |
| Prill | Liga Qytetare mbanë miting ku për herë të parë kërkohet nga SHBA-të që të dërgojnë trupa ushtarake në Kosovë dhe përreth saj. |
| Maj | Kongresisti Gilman paraqet një rezolutë kongresionale përmes së cilës kërkon nga Presidenti Clinton që të mbrojë të drejtat e Kosovarëve dhe të vendosë një protektorat të OKB-së në Kosovë (H.Con.Res. 251) |
|
1995 |
|
| Shkurt | Liga Qytetare arrinë të marrë përkrahjen e lobit hebrej për Kosovën gjatë një ceremonie në Muzeun Memorial të Holokaustit në Washington, DC së bashku Kongresistët Hebrejo-Amerikanë Lantos, Gilman, dhe Nadler. |
| Mars | Kongresisti Gilman paraqet një rezolutë kongresionale që kushtëzon heqjen e sanksioneve ndaj Serbisë me përmirësimin e gjendjes në Kosovë (H.Con.Res. 1360) |
| Shtator | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Turqi ku edhe mbajnë një konferencë për shtyp në Stamboll për të paraqitur brutalitetin e Millosheviqit dhe për të kërkuar përkrahjen e Ankarasë për pavarësinë e Kosovës. |
|
1996 |
|
| DioGuardit nuk i jepet vizë për të vizituar Malin e Zi, dhe ende është në fuqi ndalimi për hyrjen e tij në Kosovë, kështu që Liga Qytetare udhëheqë disa delegacione për në Tetovë dhe Maqedoninë perëndimore në përkrahje të universitetit shqiptar atje. | |
|
1997 |
|
| Tetor | Liga Qytetare fillon distribuimin e librit “Rescue in Albania” (Shpëtimi në Shqipëri) tek anëtarët e Kongresit dhe Senatit të SHBA-ve për të dëshmuar kurajon dhe tolerancën e popullit shqiptar që kishte shpëtuar të gjithë hebrenjtë që jetonin në Shqipëri apo që kërkuan strehim në Shqipëri gjatë përndjekjes nga Nazistët në Luftën e Dytë Botërore. |
|
1998 |
|
| Shkurt | Liga Qytetare në mënyrë të hapur deklaron përkrahjen e saj ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. |
| Mars | Cloyes kundërshton Ambasadorin Gelbard në një Dëgjim Kongresional dhe i deklaron Kongresit se UÇK nuk është një “grup terrorist.” |
| Prill/Maj | DioGuardi dhe Cloyes i bëjnë thirrje Kongresit që të përkrahë intervenimin ushtarak të SHBA-ve në Kosovë dhe të akuzimin e Millosheviqit. (DioGuardi dëshmon para Komitetit Kongresional të Helsinkut dhe Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit) |
| Qershor | DioGuardi përsëri dëshmon para Komitetit Kongresional të Helsinkut në lidhje invazionin ushtarak serb të Kosovës dhe për akuzimin e Millosheviqit si kriminel lufte. |
| July | Cloyes fillon të punojë me Partinë Radikale Transnacionale me bazë në Itali për të përgatitur dokumentacionin për akuzën ndaj Millosheviqit si kriminel lufte për në Hagë |
| Gusht | Liga Qytetare shkon në Romë, ku DioGuardi dhe Cloyes lobojnë Papën për Kosovën. |
| Shtator | Liga Qytetare lobon Emma Boninon, kryesuese e Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut, për Kosovën. |
|
Tetor |
Liga Qytetare mbanë miting para OKB-së kundër marrëveshjes së Holbrukut me Millosheviqin—marrëveshje kjo që çonte në masakren e shqiptarëve në Reçak. |
|
1999
|
|
| Shkurt | Liga Qytetare shkon në Rambuje, Francë, ku mban miting madhor me shqiptarë nga e mbarë Evropa në përkrahje të pavarësisë për Kosovën. |
| Shkurt-Gusht | DioGuardi dhe Cloyes advokojnë për Kosovën në mbi pesëdhjetë emisione radioje e televizioni ndërkombëtare e të SHBA-ve. |
| Mars | Cloyes dëshmon pas Senatorit Dole, Ambasadorit Kirkpatrick, dhe Dr. Kissinger para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit në përkrahje të dërgimit të trupave amerikane në Kosovë, dhe Liga Qytetare mbanë një miting para OKB-së ku kërkohet nga SHBA-të që të armatosin UÇK-në, të dërgojnë trupa ushtarake për të mbrojtur popullin e Kosovës, dhe të ndalojnë gjenocidin. |
| Prill-Korrik | DioGuardi dhe Cloyes takohen me liderë të komunitetit hebrenjë, mbajnë mitingje, dhe konferenca për shtyp për Kosovën në Dallas, Los Angeles, Detroit, Chicago, Milwaukee, Miami, dhe Atlantic City. |
| Maj | DioGuardi dhe Cloyes flasin para Këshillit të Komuniteteve Muslimane në favor të Kosovës në Vancouver, Kanadë. |
| Gusht | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Kosovën e lirë dhe takohen me Gjeneral-Major Ramush Haradinaj pas luftës së NATO-s, dhe i raportojnë Kongresit në lidhje me gjendjen e pasluftës në Kosovë. |
| Tetor | DioGuardi dhe Cloyes ftohen nga Ipeshkvi Mark Sopi për të marrë pjesë në meshën e parë në Kosovën e lirë në Bizhtashin për t’u lutur për të gjithë Kosovarët që sakrifikuan jetërat e tyre për liri. |
| Nëntor | Një delegacion zyrtar i Ligës Qytetare i udhëhequr nga DioGuardi dhe Cloyes feston Ditën e Flamurit në Prizren dhe Pejë me ftesë të Ramush Haradinajt. |
|
2000 |
|
| Shkurt | Liga Qytetare mbanë një miting në Manhattan me Senatorin John McCain ku kërkohet lirimi i shqiptarëve të Kosovës të marrë si pengje lufte nga burgjet serbe. |
| Prill | Liga Qytetare bindë Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit që të mbajë një Dëgjim Kongresional për mënyrën se si mund të fitohet paqja në Kosovën e pasluftës, dhe sjellë Ramush Haradinajn, Muhamet Mustafën, Bajram Rexhepin, Esad Stavilecin, dhe Shyqyri Kelmendin për të dëshmuar në këtë seancë. |
| Shtator | Liga Qytetare sjellë Haradinajn në New York, Chicago, dhe Washington, DC, për takime me anëtar të Kongresit, Senatit, dhe Departamentit të Shtetit. |
|
2001 |
|
| Qershor | Millosheviqi akuzohet për krime lufte dhe dorëzohet në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë. . |
| Korrik | Liga Qytetare mbanë një ceremony solemne për të nderuar Gjeneralin Wesley Clark dhe i ndanë atij Çmimin e Paqës në Ballkan për herë të parë. |
| Tetor-Nëntor | Një Delegacion i Bordit të Ligës Qytetare merrë pjesë në procesin parazgjedhor dhe në diten e zgjedhjeve për kuvendin e parë të Kosovës së pasluftës. |
| Nëntor | Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës akuzon Millosheviqin për gjenocid. |
| Dhjetor | Liga Qytetare mbanë një takim historik me Senatorin Biden në New York City për të diskutuar strategjinë për të bindur administratën e Bushit që të mos i tërhjekë trupat nga Kosova dhe të mos rrijë pasivë kundrejtë Evropës në procesin e përcaktimit të statusit final të Kosovës. |
|
2002 |
|
| Shkurt | Millosheviqi fillon gjykimin në Hagë dhe citon DioGuardin dhe punën e Ligës Qytetare kundër regjimit të tij. |
| Prill | DioGuardi dhe Cloyes takojnë prokurorët e Millosheviqit në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë në Hagë për të dhënë dëshmitë e tyrë kundër tij. |
| Qershor | Kongresistët Gilman, Kryetar Komiteti, dhe Lantos, Zëvendës Kryetar, paraqesin rezoluten kongresionale H.Res. 467 në përkrahje të pavarësisë së Kosovës tani. |
| Korrik | Liga Qytetare nderon Senatorin Joe Biden me Çmimin e Paqës në Ballkan në prezencë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, në Washington, DC. |
| Dhjetor | Kongresisti Henry Hyde vjen në New York City për të deklaruar përkrahjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe thot se politika e administratës së Bushit “standardet para statusit” është sikur “karroca-para-kuajve, e cila do të sjellë një Rrip të Gazës, kësaj rradhe në zemër të Evropës.” |
|
2003 |
|
| Janar | Kongresisti Lantos dhe Kryetari i ri i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hyde, paraqesin rezolutën kongresionale H.Res. 28 në përkrahje të pavarësisë së menjëherëshme për Kosovën. |
| Maj | Kryetari Hyde dhe Zëvendes Kryetari Lantos mbajnë një Dëgjim Kongresional në të cilin DioGuardi dhe Cloyes dëshmojnë kundër politikës së “standardeve para statusit” e cila është një taktikë vonuese për pavarësinë e Kosovës. |
| Qershor | Liga Qytetare jep për herë të tretë Çmimin e Paqës në Ballkan, kësaj rradhe Kongresistit Tom Lantos, Kryetarit Henry Hyde, dhe ish-Kongresistit Ben Gilman, në shenjë mirënjohje për punën e tyre të palodhur në përkrahje të pavarësisë së Kosovës. |
| Dhjetor | Një delegacion i Ligës Qytetare takohet në OKB me Ambasadorin e SHBA-ve, John Negroponte dhe Përfaqësuesin e SHBA-ve në Asamblenë e Përgjithëshme, ish-Kongresistin Ben Gilman, për të diskutuar statusin final të Kosovës. |
|
2004 |
|
| Janar | Kongresisti Lantos dhe Kryetari Hyde u dërgojnë një letër zyrtare (“Dear Colleague”) të gjithë 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesëve së bashku me një kopje të rezolutës H.Res. 28, për të shpjeguar arsyet se pse SHBA-të duhet të deklarojnë përkrahjen e tyre për pavarësinë e Kosovës tani. |
| Mars | Liga Qytetare shpallë të hapur Fushatën Ndërkombëtare për Pavarësinë e Kosovës Tani në një takim me Kryetarin Hyde në Washington, dhe fillon mbledhjen e nënshkrimeve për këtë peticion që thërret Presidentin Bush të përkrahë aprovimin e H.Res. 28 për pavarësinë e Kosovës. |
| Qershor | Liga Qytetare ndanë për të katërtën herë Çmimin e Paqës në Ballkan, kësaj rradhe në nder të Kongresistit Dana Rohrabacher për përpjekjet e tij kurajuese për të ndërruar politikën e administratës së Bushit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Mal të Zi. |
| Korrik | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Kosovë për t’u takuar me qindra vullnetarë që kishin përkrahur peticionin në përkrahje të H.Res. 28 dhe për të pranuar mëse një milion nënshkrime për t’i sjellur në Washington. |
| Nëntor | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Hagë për të marrë pjesë në seancën e fillimit të gjykimit ndaj Fatmir Limajt dhe për të kundërshtuar barazimin në mes kriminelëve gjenocidial të Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës si anëtarë të UÇK-së dhe mbrojtës të popullit. |
|
2005 |
|
| Janar | Kongresisti Lantos dhe Kryetari Hyde paraqesin një rezolute të re në përkrahje të pavarësisë së Kosovës tani (H.Res. 24) në fillim të punimeve të Kongresit të 109 të SHBA-ve. |
| Maj | Në shënim të pesëmbëdhjetë vjetorit të saj, Liga Qytetare mbanë një ceremoni solemne “Nderim Tolerancës, Rezistencës, dhe Shpresës Shqiptare: Të Kujtuarit e Besës dhe Holokaustit,” në New York City, dhe Kongresisti Henry Hyde mbanë një Degjim Kongresional para Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit për pavarësinë e Kosovës ku dëshmojnë Ipeshkvi Mark Sopi, At Lush Gjergji, Ministri Ardian Gjini, dhe Shirley Cloyes. |
| Korrik | Për herë të pestë, Liga Qytetare ndanë Çmimin e Paqës në Ballkan për Kongresistën Ileana Ros-Lehtinen, anëtare seniore e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit, për përkrahjen e saj për pavarësinë e Kosovës. |
| Gusht | Liga Qytetare udhëton për në Kosovë, Malt të Zi, dhe Shqipëri me Kongresistin Dana Rohrabacher, dhe i raporton kryesuesit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në lidhje me arsyet se pse qeveria e SHBA-ve duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. |
|
2006 |
|
| Janar | Cloyes publikon artikullin e titulluar “Shpëtimi Hebrenjë në Shqipëri dhe Etika e Besës” në Congress Monthly, revistë e Kongresit Amerikano-Hebreit. |
| Mars | Kryetari Hendry Hyde, Kongresistët Tom Lantos e Dana Rohrabacher, dhe ish-Kongresisti Ben Gilman mbajnë një ceremoni zyrtare në Kongres për të pranuar në mënyrë zyrtare mëse një milion nënshkrimet e peticionit drejtuar Presidentit Bush për njohje të pavarësisë së Kosovës tani. |
| Maj | Cloyes publikon artikullin e titulluar “Lobi Serb Tenton të Mbajë Peng Politikën e Jashtëme të SHBA-ve Ndaj Kosovës,” që ekspozon lidhjet në mes lobit serb në Washington, Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë, dhe James Jatras, një greko-amerikan dhe activist i firmës ligjore për lobim, Venable. |
| Qershor | Cloyes dhe DioGuardi udhëtojnë për në Kosovë për të paralajmëruar qeverinë vendore, se gjerësa Kosova po i ofrohet pavarësisë dita-ditës, lobi serb në Washington po i intensifikon përpjekjet e tij për të parandaluar pavarësinë e Kosovës. |
| Shtator | Liga Qytetare ndanë për herë të gjashtë, Çmimin e Paqës në Ballkan për Senatorët Charles Schumer dhe John McCain në shenjë mirënjohje për bashkësponzorimin e tyre të rezolutës kongresionale U.S.Res. 521 dhe për përkrahjen e tyre historike ndaj pavarësisë së Kosovës. |
| Nëntor-Dhjetor | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë urgjentisht për në Londër për t’u takuar me anëtarë të mediave dhe të parlamentit britanik për shkak të progresit të bërë nga Beogradi në vonimin e statusit final të Kosovës, dhe mandej udhëtojnë edhe për në Kosovë për të mbajtur një konferencë për shtyp, ku edhe paraqesin propozimin e Ligës Qytetare për flamurin shtetëror të Kosovës. |
|
2007 |
|
| Janar | Me kërkesë të Ligës Qytetare, Kryetari i ri i Komitetit për Punë të Jashtëme të Kongresit, Tom Lantos, dhe Zëvendës kryetarja Ileana Ros-Lehtinen paraqesin rezolutën H.Res. 36 në përkrahje të pavarësisë së Kosovës tani. |
| Shkurt | Cloyes publikon shkrimin “Plani i Ahtisaarit: Caveat Emptor” si paralajmërim se mund të krijohet edhe një shtet si Bosnja, i varur nga ndihmat, sipas disa provizioneve të planit për Kosovën. |
| Mars | DioGuardi dhe Cloyes udhëtojnë për në Hagë për të marrë pjesë në seancën hyrëse të gjykimit të Ramush Haradinajt para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte dhe për të fokusuar shtypin perëndimor në motivet politike të Carla Del Pontes për të akuzuar Haradinajn. |