Gjendja e Kombit Shqiptar

 

Gjendja e Kombit Shqiptar

 

Shkruan: Joseph J. DioGuardi

 

 

Më 20 janar të këtij viti, tek po qendroja në Kapitol Hill së bashku me Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku po e përcjellnim presidentin Bush ndërsa mbante fjalimin e tij vjetor para kombit, gjatë të cilit ai erdhi në përfundim se shteti i kombit tonë është i fuqishëm, mua më shkonte mendja tek kushtet e mjera ekonomike, politike dhe shoqërore që po vazhdojnë të rendojnë mbi supet e shtatë milionë shqiptarëve që jetojnë përkrah njëri-tjetrit në gjashtë jurisdiksione politike të Ballkanit.  Për një çast mendova me vete a thua sikur të ishin këtu sot e të dëgjonin atë që po e shihnja dhe dëgjoja unë, si do ta kishin vlerësuar gjendjen e kombit shqiptar në kontekstin ekonomik dhe politik të botës së sotme, Gjergj Kastrioti dhe Fan Noli?  

 

Nuk kam as më të voglin dyshim se Kastrioti dhe Noli do të vinin në përfundim se gjendja e kombit shqiptar sot është e mjerë. Dhe kjo jo sepse shqiptarët si individë dhe familje nuk janë të fuqishëm, përkundrazi janë shumë të fuqishëm dhe kjo është madje vetë arsyeja që u ka mundësuar atyre t’u bëjnë ballë e t’i mbijetojnë të 2300 vjetët e agresionit dhe okupimeve të huaja, të renditura më poshtë:

 

 

Historik i okupimeve dhe i rezistencës shqiptare

Nga Perandoria romake e deri në shekullin 21

Periudha Vendi Agresori Simboli i Rezistencës
300-100 PK Ulqini Perandoria Romake Mbretëresha Teutë
1443- Kruja Turqit otomanë Gjergj Kastrioti
1878-1912 Plave-Guci Sllavët malazezë Ali Pashë Gucia
28 nëntor, 1912 Vlora Fuqitë e Mëdha Ismail Qemali
1913 Qafa/Gostivar Sllavët vendës & Serbët Sulltane Saliu
1920-tat Drenica Serbët Shota dhe Azem Galica
1920-tat-1930-tat Shqiptarët në Ballkan Përzënia nga Serbët për në Turqi Fan Noli
1944- Çamëria Greqi Çamët
1945- Tivar Serbët & Malazezët Azem Hajdini
1947- Tiranë Stalinizmi/Hoxha Pjetër Arbnori
1956 Lugina e Preshevës Serbi Kosovarët
1974-1980 Beogradi Komunizmi/Tito Adem Demaçi
1981-1989 Prishtina Komunizmi/Millosheviqi Studentët
1990-1997 Kosova Milosheviqi/Ushtria serbe LDK/LQSHA
1998- Prekaz, Drenicë Serbia Adem Jashari
1998- Washington Lobet greke, serbe dhe ruse LQSHA dhe lobi çifut
1998-1999 Kosova Milosheviqi/Ushtria serbe UÇK/LQSHA
2000-2004 Kosova Beogradi dhe aleatët e tij LQSHA/Seanca dëgj. 28 Lantos/Hyde

 

Të huajt që e njohin agresionin brutal dhe okupimet e panumërta të të huajve në njërën anë dhe rezistencën e guximshme shqiptare në anën tjetër, gjatë dy mijëvjeçarëve të shkuar mund të numërohen në gishta. Por, për ligjet ndërkombëtare, historia nuk është mjaftë që ta arsyetojë pavarësinë e Kosovës dhe sjelljen e drejtësisë në vend për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Ngritja e çështjes dhe kërkesave të tilla në Washington dhe në parlamentet e mbarë botës, varet nga populli shqiptar nga lutjet dhe dëshmitë e tij para SHBA-ve dhe nga vetë interesi ndërkombëtar për një Evropë paqësore dhe stabile.

Dhe kjo është pikërisht ajo që Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e bën që nga themelimi i saj këtu e pesëmbëdhjetë vite më parë, si vazhdimësi e punës që e pata filluar si kongresmen në vitin 1986 dhe më pas e vazhdova me Shirli Cloyes DioGuardi, si këshilltare e Lidhjes për çështjet e Ballkanit, që nga viti 1994.

Cilat janë kushtet ekonomike dhe politike me të cilat përballet populli shqiptar sot në Ballkan dhe në mbarë botën? Nga aktiviteti dhe angazhimi im gati njëzetvjeçar në mbrojtje të popullit shqiptar në Washington dhe gjëtiu në botë, jam përpjekur ta analizojë madhësinë numërike dhe statusin e popullit shqiptar në mbarë botën dhe rezultatet më kanë dalë si vijon më poshtë:

 

Pasqyrë e shqiptarëve në botë

Vendi Popullsia shqiptare Statusi politik Statusi ekonomik Pengasat për liri dhe të drejta të njeriut
Shqipëria 3,000,000-3,500,000 I kontrolluar nga Partia Socialiste dhe krimi i organizuar Papunësia 30-50% Mungesë e opozitës reale dhe efektive - Mbështetje e Perëndimit për status quon.
Kosova 1,800,000-2,000,000 Protektorat i OKB-së - Mungesë statusi final Papunësia 60-70% Mungesë e pavarësisë, mbështetje e panortodoksizmit për Serbinë dhe mbështetje e Evropës për “status quo”
Maqedonia 800,000-1,000,000 Është nënshkruar marrëveshja e Ohrit për barazi Papunësi e lartë Racizëm sllav Marrëveshja e Ohrit nuk po implementohet.
Mali i Zi 50,000 Aparteid Papunësia 50%. Mungesë investimesh në zonat shqiptare Racizëm sllav dhe asimilim
Preshevë, Medvegjë Bujanoc 100,000 UÇPMB nënshkroi marrëveshjen paqësore Papunësia 50% Mungesë infrastrukture në zonat shqiptare Racizëm serb dhe intransigjencë
Greqi(Çamë/Arvanitas/Imigrantë) 7,500,000-1,000,000 Nuk u pranohet kombësia. -Shkelje e të drejtave të njeriut Papunësi e lartë Eksploatim i krahut të lirë shqiptar të punës Shovenizëm grek. Nuk ka ndarje nga kisha orthodokse dhe ekzistoen skllavëri ekonomike nga shteti
Turqi(Stamboll & vende të tjera - Arnaut) 3,000,000-5,000,000 Vazhdon procesi i asimilimit E përzier Shovenizëm turk Mosnjohje e origjinës etnike dhe kulturore
Itali (Arbëreshë/Imigrantë) 500,000-1,000,000 Barazi e plotë E përzier Mungesë përfaqësimi politik në Romë
Zvicër 500,000 Pjesës dërrmuse i mohohet shtetësia e plotë I favorshëm Diskriminim i pjesërishëm
Gjermani & Austri 500,000 Pjesës dërrmuse i mohohet shtetësia e plotë I favorshëm Diskriminim i pjesërishëm
Belgjikë 50,000 Integrim I mirë Minimal
Skandinavi 50,000 Integrim I mirë Minimal
Francë & Britani 25,000-50,000 Pjesës dërrmuse i mohohet shtetësia I favorshëm Diskriminim i pjesërishëm
Lindje e Mesme & Afrikë 250,000 Kryesisht të asimiluar E përziër Asimilim
Australi & Z. e Re 50,000 Barazi e plotë Shumë e mirë Asnjë
Kanada 50,000-100,000 Barazi e plotë e mirë Asnjë
SHBA 550,000-750,000 Barazi e plotë Shumë e mirë Asnjë
TOTALI: 12,000,000-16,000,000      

 

T’i kthehemi në fund rrëmujës së çakorduar politike dhe ekonomike të quajtur Ballkan. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të cilën e themelova pasi e lëshova Kongresin në vitin 1989, vazhdon të përqendrohet në shëndetin politik dhe mirëqenien ekonomike të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Ndërkohë që shqiptarët e kanë të lehtë të flasin për “kauzën kombëtare”, amerikanëve nuk është aspak e lehtë t’u shpjegohet se shtatë milionë shqiptarë jetojnë përkrah njëri-tjetrit në gjashtë pushtete politike, sepse i kishin ndarë në mënyrë shumë të padrejtë nga njëri-tjetri, apo “i kishin mashtruar”, pa pëlqimin e tyre, para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Prandaj nuk ekziston rrugë tjetër për t’iu qasur e për t’u marrë me kombin shqiptar përveçse duke e shpjeguar edhe mënyrën përmes të cilës shqiptarët e shohin të ardhmen e tyre politike në secilën prej këtyre gjashtë vendeve ku vazhdojnë të jetojnë sot.

 

 

E ardhmja e kombit shqiptar në Ballkan

  Vetëvendosje për shqiptarët Pasoja nëse kjo nuk arrihet
Shqipëri Demokraci e plotë bazuar në pluralizmin politik, iniciativë e lirë, sundim i ligjit dhe qarkullim i lirë i njerëzve dhe mallrave me fqinjët. Diktaturë, krim i organizuar, Kontroll ekonomik dhe politik nga Greqia dhe Serbia, që shpie në destabilizim dhe në luftë civile.
Kosovë Shtet i pavarur. Ndarje e Mitrovicës që pashmangshëm shpie në konflikt.
Maqedoni Barazi e plotë mes shqiptarëve dhe sllavëve, dy grupeve më të mëdha etnike, përmes implementimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe demokratizimit politik. Shpërbërje e shtetit që shpie në konflikt.
Mal i zi Barazi e plotë dhe pushtet i shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare. Vazhdim i asimilimit që shpie në destabilizim dhe në konflikt.
Preshevë
Barazi e plotë dhe decentralizim. Vazhdim i mohimit të të drejtave përmes veprimeve policore, që shpie në konflikt
Çameri Të drejta të plota humane dhe civile dhe reparacion për çamët. Vazhdim i eksploatimit të shqiptarëve dhe vazhdim i mohimit të të drejtave të çamëve, që pashmangshëm shpiejnë në destabilizim dhe konflikt.

 

 

Përfundim

 

Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane e shqetëson potenciali për një konflikt të ri në Ballkan. U kemi sugjëruar miqëve tanë në Kongresin amerikan se duhet të qendrojnë të angazhuar përkrah nesh në Ballkan, veçanërisht tani kur SHBA-ve nuk u duhet fare edhe një pikë tjetër e nxehtë. Dhe ne kemi insistuar se paqja e drejtë dhe e qendrueshme në Ballkan mund të arrihet vetëm duke i njohur Kosovës pavarësinë, duke përkrahur demokraci të vërtetë në Shqipëri dhe barazi të plotë, të drejta të njeriut dhe drejtësi për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Greqinë Veriore. Pa këto të fundit, e them me keqardhje se gjendja e kombit shqiptar prej shtatë milionë banorësh në Ballkan, si dhe respekti ndërkombëtar për diasporën shqiptare prej mesatarisht shtatë milionë banorësh të tjerë, do të vazhdojë të jetë e mjerë.

 

Përkth.M.Bazhdaraj

Përg.për botim: Elida BUÇPAPAJ

Permalink • Print •