ICTY, Shirley Cloyes DioGuardi responds to Slobodan Milosevic
Analizë nga Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Cështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e deklaratës hyrëse të Sllobodan Millosheviqit
Analizë nga Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Cështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e deklaratës hyrëse të Sllobodan Millosheviqit, dërguar Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Ish-Jugosllavi (ICTY) në Hagë, në lidhje me dëshminë gojore të ish-Kongresmenit Joe DioGuardi të dates 15 Prill 2002.
Akuzat e Sllobodan Millosheviqit ndaj ish-Kongresmenit Joe DioGuardi dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane:
Në dëshminë e tij hyrëse para ICTY më 15 Shkurt 2002, Sllobodan Millosheviqi bërë këtë deklarim (faqet e transkriptit numër 406-407):
“Në përkrahje të terrorizmit dhe separatizmit Shqiptar në Kosovë dhe Metohi, ne shohim angazhimin e mërgatës Shqiptare në vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA. Në Amerikë më 1989, u formua Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e Kongresmenit Joseph DioGuardi, detyrë të së cilës ishte lobimi në Kapitol Hill për kërkesat dhe qëllimet e Shqiptarëve të Kosovës. Përmes lobimi aktiv, u hapën dyertë për seperatistët e Kosovës dhe Metohisë për kontakte zyrtare në Senatin dhe Kongresin Amerikan. …Sidoqoftë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka dhënë një kontribut të madh në përhapjen sistematike të një ndjenje anti-Serbe dhe të satanizimit të popullit Serb në sytë e publikut Amerikan.”
Në një mënyrë mjeshtërore, Millosheviqi po i fajsonte të tjerët për pasaoja e veprimeve të tij dhe po përpjekjet për manipulimin e popullit Serb dhe opinionit të gjerë botëror përmes shtypit. Sikur që kishte bërë për mëse dhjetë vite në Ballkan, edhe tani ai tërhjekte vëmendjen nga krimet që ai dhe regjimi i tij kishin bërë për mëse një dekadë të luftës gjenocidiale dhe përdorte gjykimin e tij në Hagë për të akuzuar Perëndimin dhe NATO-n se kishin krijuar rrethana që cuan në shkatërrimin e Jugosllavisë dhe ndezjen e katër luftrave që morën mëse 350,000 jetëra njerzish dhe lane mëse katër milionë të tjerë pa strehë mbi kokë. Edhe një here, po përpiqei të paraqiste viktimat Kosovare dhe Boshnjake të terrorit të tij, të dëbimit masiv, dhe vrasjes masive, si “terroristë” dhe “seperatistë” të cilët ai u detyrua t’i luftojë për Sërbinë dhe komunitetin ndërkombëtar.
Me të vërtetë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka lobuar aktivisht në Kongresin e SHBA-ve në përpjekje për të ndalur shtypjen ndaj Shqiptarëve të Kosovës dhe për të influencuar politikën e jashtme Amerikane në kërkim të një paqe të drejtë dhe afatgjate në Ballkan. Kjo punë ka filluar që nga pranvera e vitit 1987, kur Millosheviqi filloi fushatën e tij barbare kundër Shqiptarëve të Kosovës dhe dha deklaratën e tij të njohur në Fushë Kosovë, që i fajësonte Shqiptarët për të këqijat që i kishin rënë Serbisë. Atëherë Anëtar i Kongresit të SHBA-ve, DioGuardi inicoi Rezoluta Kongresionale, deklarata dhe dëgjime në përpjekje për të sjellur zërin e Shqiptarëve te Kosovës në veshët e botës. Në janar 1989, pas daljes nga Kongresi me kërkesë të shumë Shqiptaro-Amerikanëve, ai krijoi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në mënyrë që Kosovarët do të kenin një zë në Washington dhe një platëformë përmes së cilës do të arsimohejë komuniteti ndërkombëtar në lidhje me atë që me të vërtetë po ndodhëte në Kosovë. Ky proces u pa që ishte kritik, sepse dy muaj më vonë Millosheviqi okupoi Kosovën. Okupimi brutal i Millosheviqit do të zgjaste për dhjetë vite, duke përfunduar me fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë Serbe.
Në dekadën që pasoi, asnjëherë DioGuardi nuk u përpoq që të stigmizojë apo demonizojë popullin Serb. Në fakt, në deklaratë pas deklarate, shumica e të cilave janë të incizuara dhe mund t’i dërgohen për dëshmi ICTY-së, ai gjithëmonë ka vënë theks në të dalluarit e popullit Serb (shumicën e të cilëve ai i quante “njerzë të mire” sikur që ishin shumica e Gjermanëve gjatë kohës së Nacizmit), dhe Sllobodan Millosheviqit dhe bandave të tij. Kjo përsëri nuk do të thotë se nuk kishte asnjë civil Serb që kishte bashkëpunuar me makinerinë e Millosheviqit. Njerzë të tillë ekzistonin. Por, DioGuardi dhe Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjithëmonë kanë theksuar edhe publikisht se masa Serbe është gjithashtu victimë e kohës së Millosheviqit si pasojë e keqinformimit të bërë ndaj tyre ditë për ditë përmes mediave të kontrolluara nga shteti në Beograd.
Roli i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjatë okupimit Serb të Kosovës (1989-1999):
Në dëshminë e tij të 15 Shkurtit, (fq. 382-383), Millosheviqi tha “…gjerë më 1998, dhjetë vite të plota nga koha kur Serbia kishte filluar të akuzohejë se kishte marrë kompetencat shtetërore nga territory i saj në Kosovë e Metohi, gjatë të gjithë ketyre dhjetë viteve nuk kishte afarë vrasjesh askund, asfarë djegëjesh apo kidnapimesh, apo ndonjë gjë të ngjashme, dhe askush nuk ishte burgosur për arsye politike.” Ai mandej shtoi se “gjuha Shqipe u përdorë njejtë si gjuha Serbe” dhe se ajo ishte “gjuha zyrtare e provinces.” Ai foli për arsimimin e fëmijëve Shqiptarë në “shkolla shtetërore” në “gjuhën Shqipe.” Ai po ashtu tha se liderët politikë Shqiptarë mund të “mbanin konferenca shtypi në mes të Beogradit” dhe ta “gjykonin shtetin pa u ballafaquar me asfarë sanksioni.” Më vonë, ai tha (fq. 410) “nuk ka asfarë evidence për persekutimin e Shqiptarëve në Kosovë.”
Këto janë deklarime qesharake. Kur Presidenti Jugosllav Marshall Tito vdiq më 1980, Serbët, të cilët ai i kishte mbajtur nën kontrollë, rifilluan shtypjen e tyre historike ndaj Shqiptarëve. Studentët e shkollave të mesme dhe universitetit në Kosovë bënë demostrata massive për të shprehur pakënaqësinë e tyre me statusin politik, ekonomik, dhe ligjor të tyre në Jugosllavi. Ata kërkuan statusin e Republikës për Kosovë, që shoni edhe fillimin e një levizjeje të re për të zgjidhur cështjen kombëtare Shqiptare në gjysmën e dytë të shekyllit njëzet. Kryengritjet e studentëve ishin edhe prekursori i rënies së Komunizmit dhe shkatërrimit të ish Jugosllavisë, sepse ishte Kosova vendi ku më së miri shiheshin dështimet politike dhe ekonomike të sistemit federativ. Regjimi I priti këto kryengritje paqësore me gaz lotësjellës, pushkë automatike, dhe tankse. Shqiptarët, duke përfshirë edhe grate e fëmijët, u vranë vetëm se thërrisnin “Kosova Republikë” dhe “Ne duam demokraci.”
Numri i saktë i studentëve dhe të rriturve të vrarë e lënduar me siguri nuk do të dihet asnjëhere. Sidoqoftë, sa për shënim, nga 1981 deri më 1987, më shumë se 600,000 Shqiptarë të Kosovës, apo një e treta e popullsisë së Kosovës, kishin kaluar nëpër sistemin criminal të drejtësisë Serbe. Shumë prej tyre ishin rrahur, torturuar, dhe burgosur për fyerje politike të till si “krime kundër shtetit” apo “propagandë armiqësore kundër shtetit.” Liderët e demostratave ishin dënuar edhe me nga dhjetë vjetë burg.
Më 1989, Sllobodan Millosheviqi arriti në pushtet duke hedhur zjarrë në racizmit anti-shqiptar që është aq thellë i rrënjosur në shoqërinë serbe. Më 28 Mars, ai okupoi Kosovën. Radio dhe Televizioni, shkollat, dhe klinika mjekësore shqiptare u mbyllën, gjerësa bizneset u ozurpuan, dhe profesionistët u larguan nga puna. Gjuha shqipe u ndalua të përdorejë në jetën publike, gjerësa ajo serbo-kroate u instalua si gjuhë zyrtare. Burgosja, tortura dhe vrasja u bënë rutinë. Të ballafaquar më këto aktë të patolerueshme, Kuvendi i Kosovës deklaroi pavarësinë e Kosovës brenda Federatës Jugosllave më 2 Korrik 1990. Si përgjigje, Serbia shpërndau Kuvendin, largoi të gjithë shqiptarët nga punët zyrtare dhe i zëvendësoi ata me serbë nga Serbia. Ajo që pasoi për mëse dhjetë vitet në vijim ishte okupimi më i tmerrshëm në zemër të Evropës që nga koha Naziste, gjatë të cilit mëse 400,000 shqiptarë u detyruan ta lëshojnë Kosovën, edhe atë bile para ofensivës serbe të verës së vitit 1998.
Në përgjithësi, Millosheviqi ishte i suksesshëm në fshehjen e relitetit të okupimit serb të Kosovës nga shtypi ndërkombëtar, sepse ai kishte kontrollë të plotë mbi agjensinë jugosllave të lajmeve, Tanjug. Me keqësimin e gjendjes në Kosovë në pranëver dhe verë të vitit 1989, Kongresi dhe Senati aprovuan rezolutat (H.Con.Res. 314 dhe S.Con.Res. 124), me të dhëna nga Liga Qytetare, që dënonin Serbinë për shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë. Si rezultat, Sllobodan Millosheviqi edhe ndërroi Ambasadorin serb në SHBA. DioGuardi atëherë vendosi që të përgatitet për të bërë një udhëtim në Prishtinë për të pare për së afërmi okupimin, për të marrë fotografi, dhe dëshmi nga gazetarët dhe intelektualët shqiptarë në mënyrë që të bindej administrata e Bushit me atë që me të vertetë po ndodhte në Kosovë, sepse Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për shumë arsye kishte vendosur që të ignoronte realitetin nën regjimin e Millosheviqit.
Me përkrahjen e Kongresmenit Tom Lantos dhe atij Ben Gilman si dhe me një letër nga Senatori Bob Dole dhe dymbëdhjetë Senatorë tjerë të SHBA-ve që thërrisnin Millosheviqin të lirojë Kosovën, DioGuardi shkoi në Beograd dhe Prishtinë në Nëntor 1989. Departamenti i Shtetit nuk kishte aspak njohuri në lidhje me këtë visitë, gjerësa aeroplani arriti në Beograd (pasi që përndryshe ata do të kishin parandaluar një visitë të tillë), dhe Kongresmeni Lantos njoftoi ambasadorin e atëhershëm të SHBA-ve në Beograd, Warren Zimmerman se ai kishte arritur në Serbi. Zimmerman i zemëruar I kishte thenë Lantos se ishte rrezik për DioGuardin të gjendejë në Beograd dhe se ai duhejë kthyer prapa menjëherë. Në ndërkohë, ai ishte në rrugë për në Hotelin Intercontinental në Beograd ku kishte ftuar edhe mediat për t’ju bashkangjitur. Drejtori serb i hotelit i kishte thenë DioGuardit se do të humbaste punën sikur të bënte aq që DioGuardi kishte kërkuar.
Kështu që, DioGuardio u telefonoi përfaqësuesve të mediave serbe dhe të huaja dhe I ftoj ata në një conference për shtyp në Ndërtesën Ndërkombëtare të Shtypit. Ai mandej iu shpërndau atyre mëse njëzet artikuj të botuar në New York Times dhe Wall Street Journal që kishin të bënin me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e Millosheviqit në Kosovë, artikuj këta që gazetarët e pranishëm nuk I kishin pare asnjëherë më pare. Po ashtu, ai u dha atyre edhe letrën e Dolit drejtuar Millosheviqit, në të cilën I tërhiqte vërejtjen këtij të fundit se Kongresi I SHBA-ve po përcillte veprimet e tij kundër shqiptarëve në Kosovë.
Pas kësaj, Shërbimi Sekret Jugosllav kishte përcjellur Joe DioGuardin në Prishtinë, ku ai me të arritur gjeti ushtarë, tankse, dhe autoblinda në cdo rrugë. Ai tentoi të mbajë një conference shtypi në Hotelin Grand në Prishtinë, por nuk u lejua. I pakthyeshëm, ai mbajti konferencën për shtyp para Hotelit, para tankseve, gjerësa turma njerzish grumbulloheshin gjë që shënoi edhe konfrontimin historik me ushtrinë Serbe që vazhdoi për vite të tëra. Kur DioGuardi u kthye në Washington, ai raporti për eksperiencën e tij para Kongresit të SHBA-ve dhe tregoi fotografi të brutalitetit serb që I kishte marrë nga gazetarë të njohur si Zenun Celaj (tash editor menaxhues i të përditshmës Zëri) dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Zekeria Cana. Lantos ishte përgjigjur duke thenë se okupimi i Kosovës i rikujtonte atij okupimin Nacist të Evropës, që ai dhe familja e tij, Hebrejë në Hungari, kishin patur fat t’i shpëtonin.
Në Shkurt 1990, aktivisti I mirënjohur kosovar Enver Hadri ishte vrarë në Belgjikë pasi që aktivisht lobonte Parlamentin Evropian në lidhje me vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm të Kosovës nga policia. DioGuardi ishte ftuar për të dhënë një eulogji në funeralin e tij para mijëra të pranishmëve. Me kërkesë të së shoqës dhe të birit të Hadrit, DioGuardi më tutje udhëtoi për në Zhenevë për t’i dorëzuar Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut një listë prej mëse tridhjetë emrash të protestuesve shqiptarë të qetë që ishin vrarë nga autoritetet serbe, listë kjo e gjetur në trupin e Hadrit në kohën e vrasjes së tij. Një vit më vonë, shërbimi sekret i policies serbe (UDBA), nën kontroll të Millosheviqit, publikisht ishte identifikuar si vrasës..
Më 24 Prill 1990, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane solli dhjet liderë politike e qytetarë, duke përfshirë edhe Ibrahim Rugovën, në Washington për të dëshmuar kundër okupimit të Kosovës nga Millosheviqi në një dëgjim kongresional të kryesuar nga Tom Lantos dhe John Porter, atëherë bashkëkryesues i Komitetit të Kongresit për të Drejtuat e Njeriut. Ambasada serbe kishte bërë shtypje të madhe për të ndaluar këtë dëgjim, por pa sukses. Ndërkohë, ky dëgjim ishte aq i suksesshëm dhe Kongresmeni Lantos ishte aq i impresionuar sa që u pajtua që të shoqëronte DioGuardin për në Kosovë. Në fund të Majit, ata arriten në Prishtinë ku ishin pritur nga dhjetra mijëra Shqiptarë para Hotelit Grand me lule dhe brohoritje “USA – Rroftë Demokracia.” Në përgjigje, ushtria serbe e shpërndau turmën me gaz lotësjellës dhe rrahu e lëndoi qindra me plumba gome, duke lënë kështu një të vdekur. I shokuar, Lantos i kishte deklaruar DioGuardit se do të dedikohej në shkatërrimin e Millosheviqit me tu kthyer në Washington. Në Korrik 1990, për shkak të publikimit të madh të kësaj ngjarje, parlamenti serb i ndaloi hyrjen në Jugosllavi DioGuardit për pesë vite me kërkesë të Millosheviqit.
Tre muaj më vonë, në Gusht 1990, Senatori Bob Dole dhe gjashtë kolegë të tij shkuan në Kosovë me kërkesë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të sfiduar okupimin serb të Kosovës. Kur ata arritën në qendër të Prishtinës, ata shikuan me dëshprim se si turmat e mbledhura për t’i pritur shpërndaheshin me gaz lotësjellës, gjerësa policia serbe kishte parandaluar daljen nga autobusi i tyre të Dolit dhe kolegëve të tij. Stafi i Senatorit Dole kishte arritur të incizonte pjesë nga kjo ngjarje, kopja e së cilës kasetë i është dorëzuar ICTY-së.
Në Janar 1991, DioGuardi solli Iljaz Ramalin, kryetar i Kuvendit të Kosovës në ekzil, në Luksemburg për të takuar Kongresmenin Ton Lantos dhe Lordin Nicholas Bethel nga Parlamenti Britanik dhe ai Evropian për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët që proklamonte krijimin e “Grupin Ndërparlamentar për Mbrojtje të Kosovës” si një strategji për të ekspozuar edhe më tutje okupimin e Kosovës nga Millosheviqi. Fatkeqësisht, Ibrahim Rugova dhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK), menduan se ky veprim ishte kompetitiv me ndërtimin e partisë së tyre dhe nuk e përkrahën këtë iniciativë.
Në Shkurt 1991, DioGuardi dëshmoi para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, kryesuar nga Senatorët Joe Biden dhe Claiborne Pell, dhe bëri publike për here të parën cëshjen e pavarësisë së Kosovës sipas ligjit ndërkombëtar. Në këtë seancë, DioGuardi prezentoi dokumentacion në shkrim në lidhje me krimet serbe ndaj shqiptarëv civil të pafajshëm, që iu kishin ofruar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, si dhe një raport mbi shkatërrimin e industrisë së Kosovës nga Sindikata e Pavarur e Kosovës. DioGuardi e kishte quajtur Millosheviqin pasardhës modern të Adolf Hitlerit gjatë kësaj seance dhe kishte dënuar Departamentin e Shtetit se po ignoronte raportet mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Serbi që nga vitet e 1980-ta dhe po bënte një politikë thellësisht të gabuar që përfundimisht do të conte në një luftë në Ballkan.
Në Qershor 1991, DioGuardi udhëtoi për në Kopenhagë, Danimarkë për t’u takuar me komunitetin shqiptar atje dhe për të ndjekur një Konferencë të Komisionit të Helsinkut. Ai kishte mbajtur edhe një konferencë për shtyp, ku kishte treguar fotografi të zmadhuara të të torturuarve dhe të vrarëve shqiptarë nga policia serbe nën drejtimin e Sllobodan Millosheviqit. Më vonë, në Tetor 1991, një ligj për të cilin kishte lobuar Liga Qytetare, u aprovua, që ndalonte ndihmën për Serbinë nën Amandamentin Nickles-D’Amato të Ligjit mbi Ndihmën Financiare të Jashtme. Në një referendum të mbajtur atë vit, popullsia e Kosovës ushtroi të drejtën e saj për vetvendosje duke votuar maksimalisht në favor të pavarësisë nga Serbia.
Në janar 1992, me rritjen e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, që përfundimisht shkaktoi edhe udhëtimin e mëse 400,000 shqiptarëve në Evropën Perëndimore dhe Amerikë deri më 1995, roli i Ligës Qytetare ishte instrumental në prezentimin të një resolute të Kongresit mire të dokumentuar (H. Con. Res. 264), të bashkësponsoruar nga Kongresmenët Tom Lantos dhe Ben Gilman, që thërriste për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Për shtat vitet e ardhëshme, DioGuardi, dhe që nga 1994, Shirley Cloyes (e cila më vonë do të bëhej bashkëshortja e tij) punuan të palodhur për të bindur Kongresin e SHBA-ve dhe dy administratat e atëherëshme për t’i dhënë fund okupimit të Kosovës dhe për t’i dhënë pavarësinë Kosovës duke u bazuar në principet kushtetuese, sikur që kishin edhe katër pjesët tjera juridike të ish-Jugosllavisë: Sllovenia, Kroacia, Bosnia, dhe Maqedonia. Në Maj 1994, kongresmeni Gilman paraqiti një rezolutë ( H. Con. Res. 251) që thërriste Presidentin Bill Klinton të raportonte para Kongresit brenda një periudhe prej gjashtëdhjetë ditëve në lidhje me situatën në Kosovë dhe të bënte rekomandime për të mbrojtur të drejtat e Kosovarëve, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një protektorati ndërkombëtar së bashku me anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Bashkimit Evropian. Më 1995, DioGuardi dhe Cloyes ishin përgjegjës për dëgjimin Kongresional në lidhje me dimensionin shqiptar të krizës në Ballkan. Shumë rezoluta dhe dëgjime tjera vazhduan më tutje.
Fatkeqësisht, Perëndimi vazhdoi të ndjekë një politikë të kontainimit (shtrëngimit) duke shkuar aq larg sa që edhe e bëri Sllobodan Millosheviqin, një kriminel lufte, paqëruajtës me Marrëveshjen e Daytonit më 1995. E papërcmuar për politikën e saj të rezistencën paqësore ndaj okupimit Serb, Kosova, për të gjithë qëllimet dhe synimet, ishte lënë nga komuniteti ndërkombëtar për t’u gjetur për vete. Më 1993, nga dëshprimi, Ushtria Clirimtare e Kosovës ishte themeluar në Zvicër, dhe pesë vite më vonë do të vinte në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës kur armata serbe sulmoi Drenicën në Shkurt 1998. Para këtij sulmi, i dërguari i SHBA-ve Robert Gelbart I kishte dhënë dritën e gjelbërt Millosheviqit të pushtonte Drenicën duke e quajtur Ushtrinë Clirimtare të Kosovës një “grup terrorist.” Në Mars 1998, gjatë pyetjeve, me të dhëna nga Liga Qytetare, në një dëgjim të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit të SHBA-ve, Gelbart u detyrua të pranojë se qeveria e SHBA-ve zyrtarisht nuk e kishte etiketuar UCK-në si një organizatë terroriste. Ky kthim krijoi një breshëri reagimesh në mediat perëndimore dhe brenda natës tentimi për të “kriminalizuar” UCK-në morri fund. (Verzioni i përshkrimit të këtyre ngjarjeve nga Millosheviqi më 15 Shkurt, fq. 400 është jokorrekt).
Millosheviqi thot se Perëndimi e “ndau Jugosllavinë” (14 Shkurt, fq. 257) dhe ishte në anën e UCK-së. E kundërta ishte e vërtetë. Edhe SHBA-të edhe Evropa e përkrahën Millosheviqin disa here rradhazi, së bashku me historinë e tij revizioniste në Ballkan, gjerësa dëshmitë ishin aq të pastërta, dëmi aq i madh, dhe mundësia për luftra të tjera aq e pa mohueshme, sa që SHBA-të dhe NATO nuk paten mundësi që të rrinin anash dhe vetëm të shiqonin. Sic tregojnë edhe ngjarjet që pasuan, pikësynim kryesor i Millosheviqit dhe bandave të tij, sipas tij, nuk ishte UCK-ja “terroriste, seperatiste” por në të vërtetë ishte e gjithë popullata civile etnike shqiptare.
Historia Revizioniste e Sllobodan Millosheviqit:
Në fjalimin e tij hyrës, Sllobodan Millosheviqi e quan Kosovën “djepi i civilizimit serb” apo “Jerusalemi i saj.” Ai thot se territory i Kosovës është një pjese integrale e “shtetit sovran të Serbisë.” Ai po ashtu mohon se serbën kishin “planifikuar spastrimin etnik të Kosovës për një kohë të gjatë.”
Pjesë e arsyes që bëri Perëndimin të shikojë dhe të presë kaq gjatë gjerësa Kosovarët po burgoseshin, torturoheshin, dhe vriteshin, ishte Evropa dhe Amerika kishin zënë veshin me prezantimin jo të drejtë të historisë së Ballkanit nga Millosheviqi dhe me sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Millosheqivi përpiqet të paraqesë Kosovës si tokë serbe, sepse serbët kanë jetuar atje shtat shekuj Para Erës Sonë (18 Shkurt, fq. 495). Në realitet, shqiptarët janë njerzit autoktonë të Ballkanit, duke arritur në këtë vend dhjetra mijëra vjet para serbëve. Millosheviqi e quan Kosovën “Jerusalem” të Serbisë për shkat të dates historike të 13 Qershorit 1389 të betejës së Fushë Kosovës, në të cilën armata serbe (së bashku me armatat aleate të krishtere të bullgarëve dhe shqiptarëve), kishte bërë një luftë të madhe, por humbëse kundër pushtuesve Otoman Turkë.
Ajo për te cilën Millosheviqi nuk flet është se pas Luftrave Ballkanike të viti 1912-1913, që edhe shënuan fundin e mëse pesëqind viteve të regjimit Turk Otoman, mëse gjysmë milioni shqiptarë u vranë në Serbi dhe Maqedoni apo vdiqën nga uria dhe sëmundjen e ndryshme. Serbia pa casje në detë, e etur për resurcet natyrore të Kosovës dhe portet detare të Shqipërisë fqinje, lansoi një invadim brutal duke marrë kështu shumë toka shqiptare, duke perfshirë këtu edhe Kosovën. Më 1918, “Fuqitë e Mëdha” ratifikuan aneksimin e Kosovës nga Serbia dhe ndanë pjesë tjetër të mbetur të territorit shqiptar. Vetëm për shkak të intervenimit të Presidentit të SHBA-ve Woodrow Wilson ishte krijuar shteti Shqiptar (që ështe edhe një nga arsyet kryesore që shqiptarët sot e kësaj dite duan SHBA-te). Këto vendime lane vetëm gjysën e mëse tani shtat milionë shqiptarëve në Ballkan brenda Shqipërisë, dhe gjysmën jashtë saj, duke jetuar pranë njëri tjetrit në shtetin e ri të quajtur Jugosllavi nën regjimet e dhunëshme sllave. Që nga ajo kohë gjerë në fushatën bombarduese të NATO-s më 1999, Serbët iu kthyen okupimit, shkatërrimit të identitetit kombëtar, djegëjes së fshatrave të tërë, dëbimit me dhunë, spastrimit etnik, dhe gjenocidit kundër mëse 90 përqind të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për gati një shkull, racizmi anti-shqiptarë ka qenë një realitet në mes të sllavëve në Ballkan, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ekzistuar një model i kjartë arrestimeve, burgosjeve, spastrimit etnik, dëbimit masiv, dhe gjenocidit.
Gjatë viteve 1920 dhe 1930, mëse gjysëm milioni shqiptarësh etnikë ishin dëbuar me dhunë nga Serbia nga trojet e tyre në Serbi e Maqedoni për në Turqi. Më 7 Mars 1937, Dr. Vaso Cubrilloviq, profesor i filozofisë në Universitetin e Beogradit dhe, në periudhën e pasluftës, minister në ministri të ndryshme të qeverisë Jugosllave, prezentoi para qeverisë së atëherëshme të”Mbretërisë Serbe, Kroate, dhe Sllovene” një raport të titulluar “Përzënia e Shqiptarëve” Regjimi serb ishte i kujdesshëm në mbajtjen sekret të këtij raporti, sepse ai parashihte një sër rrugës përmes së cilave do të dëboheshin të gjithë shqiptarët, dhe nëse këto medota do të dështonin, atëherë të gjithë do të zhdukeshin. Cubriloviqi kishte hartuar këtë raport, gjerësa diplomatët serbë po negocionin “Marrëveshjen mbi Rregullat e Emigrimit të Popullsisë Turke nga Rajonet e Serbisë Jugore në Jugosllavi.” Në realitet, kjo marrëveshje i ishte dedikuar dëbimit për në Turqi të atyre shqiptarëve që ishin muslimanë nga Serbia, që mandej do përfshinte edhe ata në Maqedoni e Mal të Zi. Sllobodan Millosheviqi e konsideronte Cubrilloviqin si mentor të tij, dhe bile i kishte kushtuar një eulogji gjatë funeralit të tij.
Vetëm Lufta e Dytë Botërore përkohësisht pezulloi dëbimin e shqiptarëve për në Turqi. Sipas Millosheviqit në deklarimin e tij të dates 15 Shkurt (fq. 393), kjo është koha kur “implementimi i produktit të larë ngë gjak të Shqipërisë së Madhe” filloi. Në të vërtetë, pas tërheqjes së gjermanëve nga Ballkani më 1944, armata serbe lansoi një ofensive për të riokupuar Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare ne Maqedoni dhe Mal të Zi, duke bërë kështu një fushatë terrori dhe gjenocidi që rezultoi në vdekjen e mëse 40,000 shqiptarëve. Një kohë vecanërisht famëkeqe e kësaj periudhe të gjenocidit ishte vrasja e mëse dymijë shqiptarëve në Mars 1945, që iu ishin bashkuar vullnetarisht armatës jugosllave për “ta luftuar fashizmin” dhe ishin marshuar nga Kosova në Tivar, Mal të Zi, ku edhe ishin ekzekutuar në mënyrë kolektive.
Që nga viti 1947 deri më 1966, afërsisht 300,000 shqiptarë ishin dëbuar nga Kosova dhe pjesë tjera të Jugosllavisë, shumica e të cilëve ishin dërguar në Turqi nga famëkeqi Aleksandar Rankoviq, i cili kishte shërbyer si Minister i Punëve të Brendëshme nën Presidentin Marshall Tito. Shumë të tjerë ishin burgosur dhe torturuar. Pas largimit të Rankoviqit më 1966, Tito, duke patur dijoni se shtypja ndaj shqiptarëve të Kosovës kishte arritur përmasa të rrezikshme, i dha Kosovës autonomi dhe mandej “legalizoi” këtë status në Kushtetutën e vitit 1974. Nën këtë aranzhman, Kosova, një krahinë autonome, kishte qeverinë e saj, forcën policore, sistemin bankar, shëndetësinë dhe arsimin, si dhe një vote të barabartë dhe një vend në Presidencën e Jugosllavisë. Pas një periudhe me më pak shtypje, Tito vdiq më 1980, dhe popullata shqiptare e Kosovës edhe njëherë u bë objekt sulmi. (Shtypja e protestave të 1981 të shqiptarëve të Kosovës, invazioni i Kosovës më 1989, dhe okupimi I tmerrshëm që mandej vazhdoi u sqaruan më lartë).
Duke pare se c’kishte ndodhë gjatë okupimit, ishte badallarake nga ana e Millosheviqit të thoshte në dëshiminë e tij hyrëse të 14 Shkurtit se “Dihet fare mire se lufta nuk ka zgjidhur situatën në Kosovë, por e ka ndërlikuar atë,” (fq. 226), dhe se nuk kishte “asfarë katastrofe humanitare deri sa NATO filloi sulmet ajrore” (fq. 231), dhe se “dhuna vinte nga veprimet terroriste të UCK-së” duke i detyruar serbët të reagojnë “tejmase dhunshëm.” (fq. 232).
Nga ofensiva verore serbe e vitit 1998 deri tek fushata bombarduese e NATO-s më 1999:
Deri në kohën e sulmit të armatës serbe mbi Drenicë, Sllobodan Millosheviqi vec ishte fajtor për shkatërrimin e ish Jugosllavisë permes dëshirës së tij ndaj hegjemonizmit serb. Në deklaratën e tij hyrëse, ai refuzon faktin se dëbimi masiv, spastrimi etnik, dhe vrasjet në Kosovë kishin qenë të planifikuara, dhe po ashtu mohoi realitetin e offensives serbe të verës gjatë së cilës mëse 300,000 shqiptarë ishin dëbuar nga vendet e tyre si pasojë e kërcënimit të spastrimit etnik për në Maqedoni e Shqipëri dhe gjetkë. Që nga Marsi 1998 deri në përfundim të luftës, DioGuardi dhe Cloyes ishin në kontakt të rregulltë me liderët e UCK-së në front, dhe Cloyes, ish publiciste që kishte kontakte me mediat, kishte ndihmuar në sigurimin e lidhjeve në mes personelit të UCK-së ne Zvicër e Kosovë dhe CNN-it. Në fund të Gushtit, DioGuardi dhe Cloyes fluturuan për në Shqipëri për t’u takuar me refugjatët kosovarë, shumica gra e fëmijë, si dhe drejtorin e UNHCR në Tropojë. Ata po ashtu u takuan edhe me anëtarë të UCK-së në një shtëpi të sigurtë në këtë qytet kufitar. Përafërsisht treqindë refugjatët që arritën po atë ditë ishin në gjendje trauma dhe lodhjeje, pasi që kishin ikur maleve në këmbë. Disa njohën DioGuardin dhe Cloyes dhe iu treguan atyre për shtëpinë e djeguara, fushat e shkrumbuara, bagëtinë e mbytur, arrestimet, torturat, dhe vdekjet.
Millosheviqi mohoi edhe realitetin e 15 Janarit 1999, masakrën e dyzetegjashtë civilëve të pafajshëm në Recak, duke e quajtur atë një “konflikt në mes njësive policore dhe UCK-së terroriste, që ishte përdorur një arsyeje për t’i akuzuar forcat serbe se kinse po i sulmojnë civilët.” Po, UCK ka luftuar me foracat serbe në atë fshat atë ditë, mirëpo UCK ishte tërhjekur disa orë para se të ndodhte masakra në kodrinën jugore të fshatit Recak. Millosheviqi nuk mund ta përdorë këtë ngjarje për të justifikuar veprimet e armatës së tij. Veprimet e Armatës serbe të asaj dite, edhe pse mund të duken të reja për komunitetin ndërkombëtar, nuk ishin asgje e re për mëse 92 përqin të popullsisë shqiptare të Kosovës. Masakra në të gjitha dimenzionet e saj – gra të mbyllura brenda, djemtë dhe burrat e tyre të marrë nga to vetëm për tu gjetur më vonë me sy të nxjerrur, fytyra të prishura, dhe të vrarë në kokë po në qafë nga afër—përcillte një model të njejtë. Që nga sulmi mbi Drenicë në Shkurt 1998, kishte dhjetra vrasje të stilit ekzekutues që kishin lënë mëse 2,000 vdekur gjerë në masakrën e Recakut. E vetmja gjë që kishte bërë këtë incident të ndryshëm nga të mëhershimit ishte se kjo kishte ndodhur gjatë prezencën së vëzhguesve Perëndimor, nën ombrellën e OSBE-së, gjerësa aeroplanët e NATO-s patrollonin hapsirën ajrore. Tragjikisht, shumica e mëse 700 vëzhguesve të paarmatosur atë ditë gjendeshin gjithëkund tjetër nëpër Kosovë, duke u munduar të përmbushinin detyrën e tyre humnanitar, që ishte e pamundur, të dhënë mbi ta sipas marrëveshjes të pamatur të nënshkruar nga Millosheviqi dhe i dërguari i SHBA-ve Richard Holbrooke në Tetor. Ajo marrëveshje parashikonte të conte deri në tërheqjen substanciale të trupa serbe. Mirëpo, Millosheviqi kishte përdorur këtë kohë për të përforcuar forcat e tij për të kryer dëbimin masiv që e filloi në Mars kur edhe NATO përfundimisht bombardoi Serbinë. Anëtarë të UCK-së informuar Cloyes dhe DioGuardin në lidhje me përforcimin e trupave, mirëpo kjo informatë ra në veshë të shurdhër të administratës së Klintonit, vetëm sa për tu verifikuar si e vërtetë një vit më vonë në shtyp.
Edhepse kurrë nuk do ta dijme sigurisht, ne besojmë se prezenca e vëzhguesve ndërkombëtar ka mundur të shkaktojë që qytetarët e Recakut të mos organizoheshin për tu mbrojtur dhe si të tillë u sulmuan në surprise në atë ditë famëkeqe. Për shembull, Imrane Dema, tani katërdhjetë vjecare dhe nënë e tre fëmijëve, u kishte thënë reporterëve në kampin e refugjatëve Stankovec më 3 Qershor 1999, se “Unë besova në marrëveshjen e Tetorit, dhe gjithë cka ndodhi ishte se katër nga kushëritë e burrit tim ishin vrarë pasi që u kishin lëshuar shtëpitë me qëra vëzhguesve evropianë.” Në një mëngjes vjetor për Kongresmenin Benjamin Gilman, njëri nga shqiptaro-amerikanët e pranishëm i tregoi Cloyes se njëri prej vëllezërve të saj ishte prerë në gjysmë para prindërve të saj në shtëpinë e tyre gjatë kohës së “marrëveshjes së Tetorit.”
Në deklarimin e tij hyrës, Millosheviqi fajëson fushatën bombarduese të NATOs për deportimin e afro një milioni refugjatëve nga Kosova, dhe fajëson UCK-në për rrahjen dhe vrasjen si dhe deportimin e këtyre njerëzve (14 Shkurt, fq. 251 dhe 264; 15 Shkurt, fq. 322). Në realitet, të gjithë te deportuarit të intervistuar në shtyp apo televizion në kampet e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri kanë thenë se ata po iknin nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe. Ata thonin se ishin në gjendje të vdisnin sikur bombat e NATOs t’i godisnin, sepse e dinin se vetëm NATO do të mund ta ndalte marshin gjenocidial të Millosheviqit nëpër Kosovë. Arianit Zeka, një mik i DioGuardit dhe Cloyes në të njëzetat që punon për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe vjen nga një familje e arsimuar dhe privilegjuar nga Prishtina, kishte folur për ditët që I kishte kaluar duke u fshehur nëpër male. Ai ka thenë se ata kishin “jetuar sikur kafshët e gjuetisë nëpër male,” dhe kishte treguar se si njerzit I hidhnin gjuhët jashtë kur binte shi për të marrë një pike ujë, dhe se sikur të mos kishte qenë bombardimi i NATO-s, ata ose do të ishin ekzekutuar apo do të kishin vdekur nga uria apo dehidrimi. Sipas të gjithë gjasave, në cdo vend ku ishte prezente UCK-ja, shancet për mbijetesën e shqiptarëve shoheshin.
Të gjitha grate, duke përfshirë edhe gjyshën nëntëdhjetenjë vjecare, si dhe fëmijet e familjes Kuci të Junikut (të lidhur përmes martesës me njërin nga anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare) kanë humbur mashkujt e tyre nga dora e ushtrisë dhe forcave paramilitare serbe (1,000 ishin marrë) dhe kishin ecur në këmbë malve për të dalë në Shqipëri në kërikim të shpëtimit nga serbët. Nëse thirret për të dëshmuar para ICTY, DioGuardi do të jetë në gjendje të sjellë edhe shumë shembuj tjerë. Vlenë të theksohet se që nga fillimi I offensives serbe të verës më 1998 deri në fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s më 24 Mars 1999, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka pranuar thirrje telefonike gjithë ditën e natën nga anëtarë të Bordit dhe përkrahës të tjerë që kërkonin ndihmën e organizatës për familjet e tyre në Kosovë. Shumë miq tanë në Kosovë ishin fshehur nëpër male nga frika e vrasjes, kur armata serbe filloi t’i kërkojë profesionistët dhe intelektualët kryesorë për arrest e vrasje. Të tjerët, sic është rasti i avokatit Bajram Kelemendi që nuk kishte ikur, por ishte kidnapuar dhe vrarë. DioGuardi dhe Cloyes po ashtu ishin në kontakt të rregullt javor me Arben Xhaferin, liderin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, zyra e të cilin kishte arritur t’i akomodonte mëse 100,000 të deportuar nga kampet e refugjatëve në shtëpitë e shqiptarëve në Maqedoni. Xhaferi personalisht kishte kaluar kufirin për të shpëtuar disa nga intelektualët dhe figurat kryesore politike të Kosovës, të cilët me siguri se do të vriteshin nga armata dhe policia serbe gjatë operacionit të tyre për zhdukjen e elitës shqiptare.
Millosheviqi thot se “sipas traditës së ushtrisë serbe, një I burgosur lufte dhe një person i paarmatosur mbahen si të shenjtë. … Kjo nuk ishte bërë nga ushtria apo policia” (14 Shkurt, fq. 253). Ai fajëson NATO-n për vrasjen e të burgosurve në Istog në Maj 1999 (15 Shkurt, fq. 345). Mirëpo, nuk ishte burgu ai që ishtë bombarduar nga NATO. Sic kishte raportuar edhe UCK nga rajoni në atë kohë, disa nga kazermat ku qëndronte ushtria serbe ishin goditur nga bombat e NATO-s. Kështu që, ushtria serbe atëherë hudhi bomba dhe granta dore në burg për t’ia lënë fajin NATO-s për vrasjen e të burgosurve.
Në deklarimin e tij hyrës të 14 Shkurtit, Millosheviqi kundërshton ekzistimin e varreve masive. Tani, edhe komuniteti ndërkombëtar e din se trupa të pajetë janë zhvarrosur dhe dërguar në Serbi përmes kamioneve ftohës në kohën e përfundimit të luftës ku edhe ishin rivarrosur për të fshehur krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.
Gjatë gjithë kohës së luftës, Millosheviqi provoi të minojë përkrahjen e perëndimit për UCK-në duke tentuar të paraqiste lidhje midis tyre dhe fundamentalistëve Islamik terroristë. Ai e diskuton këtë lidhje të cpifur disa here në deklaratën e tij hyrëse dhe paraqet një lidhje me Iranin, në vecanti (15 Shkurt, fq. 387). Para se fushata bombarduese e NATO-s të kishte filluar, një raport iu ishte siguruar DioGuardit dhe Cloyes nga Komiteti Republikan për Politikë i Senatit të SHBA-ve. Shkruar nga Yossef Bodansky, një ish agjentë i Mossadës, paguar nga lobi grek e serb në Kapitol Hill, dhe titualluar “Fronti i Ri në Ballkan i SHBA-ve dhe Iranit,” ky raport krijonte një lidhje krejtësisht në fantazi dhe histori komplekse se kinse ekzistonte një lidhje në mes UCK-së dhe nacionalistëve në Tehran. Raporti shkonte aq larg sa që edhe akuzonte njerzë të vlerësuar lartë ndërkombëtarisht në Kosovë si Adem Demaci e Rexhep Qosja, se kishin qenë pjesë integrale e rrjetit terrorist musliman. Fatkeqësisht ky raport ishte pranuar nga shumica e të djathtëve ekstrem në rradhët e republikanëve që edhe sot përdoret si shkak për të kundërshtuar kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për liri, duke mbajtur tezën e krijimit të një shteti radikal musliman në zemër të Evropës që do të shtrihejë nga Bosnja përmes Sanxhakut nëpër Kosovë dhe deri në Lindjen e Mesme (Millosheviq, 18 Shkurt, fq. 467). Shqiptarët kanë jetuar për shekuj të tërë në harmoni si Katolikë, Muslimanë, dhe Ortodoksë. Ata nuk kanë asfarë lidhje me fundamentalizmin Islamik, dhe kjo përfshinë edhe UCK-në. UCK i kishte deklaruar DioGuardit dhe Cloyes se nuk do të pranonin as para nga shtetet islamike të Lindjes së Mesme në mënyrë që të mos e bënin Perëndimin të dyshojë se kanë lidhje me Islamin radikal. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë Sllobodan Millosheviqin të përdorë ndjeshëmirë e rritur ndaj terrorizmit pas 11 Shtatorit 2001 për të keqprezentuar sfidën e shqiptarëve për të tejkaluar shtypjen e tij.
Me që shkatërrimi eskaloi që nga pranvera e vitit 1998 deri në pranverë të vitit 1990, DioGuardi dhe Cloyes kanë dëshmuar para Kongresit të SHBA-ve. Në Mars 1998, DioGuardi u paraqit para Komitetit Kongresional të Helsinkit dhe në Maj para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, duke thirrur SHBA-të që të intervenojnë në Kosovë para se Millosheviqi të vriste më shumë shqiptarë. Në Korrik 1998, me kërkesë të Ligës Qytetare, Senatori Alphonse D’Amato dhe Kongresmeni Chris Smith kaluan Rezoluta (S. Con. Re. 105 dhe H. Con. Res. 304) që thërrisnin për akuzimin e Sllobodan Millosheviqit si kriminel lufte në Hagë. Një vit më vonë, Cloes dëshmoi para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit pas Ambasadorit Jean Kirkpatrick dhe Henry Kissinger në përkrahje të dislokimit të trupave të SHBA-ve në Kosovë. Në Prill, me kërkes të Ligës Qytetare, ligje të ndryshme ishin paraqitur në Kongres dhe Senat që thërrisnin për armatosjen e UCK-së, akuzimin e Sllobodan Millosheviqit si kriminel lufte, dhe ratifikimin e pavarësisë së Kosovës.
Në Maj 1999, Millosheviqi u akuzua dhe një muaj më vonë luftës I erdhi fundi pas një fushate dhjetë javore të bombardimeve nga ana e NATO-s.
# # #
Comments